Siç përflitej që në korrik, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli do të punojnë bashkë në një emision. Bëhet fjalë për “Ditë e Re,” që deri më tani moderohej nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani, në RTV Ora News. Me anë të postimeve në Instagram, dyshja njofton se kanë finalizuar kontratat me televizionin dhe mezi presin të nisin transmetimin.
“E lumtur t’ju njoftoj se sot finalizuam kontratën me RTV Ora News. Bashkë do të shihemi çdo ditë, nga e hëna në të premte për të nisur një Ditë të Re, plot me energji pozitive. Një eksperiencë që do ta ndaj me Kelvi Kadillin. Jam shumë e emocionuar, mezi pres të kthehem. Dashuri për të gjithë,” shkruan Arjola.
View this post on Instagram
Ndërsa Kelvi Kadilli thotë se “jam i gëzuar t’ju informoj (nga burime të sigurta) se do të shihemi në shtator te RTV Ora. Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe Arjola Shehun.”
View this post on Instagram
Ish-moderatorja e emisionit të mëngjesit në Ora News, Dajana Shabani ka qenë shoqja e ngushtë e Kelvi Kadillit në gjimnaz. Siç mund të kuptohet nga intervista e moderatores në "Pop Culture," ata i ruajnë ende marrëdhëniet.
Mes tyre nuk ka asnjë lloj hatërmbetjeje në lidhje me emisionin. Shabani komentoi nën foton e Kadillit, i uroi fat dhe i kërkoi t’ia nderonte emisionin.
