Siç mund ta keni lexuar, Kelvi Kadillit dhe Arjola Sheut iu besua emisioni i mëngjesit në Ora News. Nisur nga një video e postuar nga moderatorja në Instagram, kuptohet se Kelvi do të jetë edhe autor. “Dheeee surpriza jonë! Ekipit të mëngjesit i shtohet regjisori Bojken Lako,” shkruan Shehu.
Bojken Lako si një njeri i shenjës së Binjakëve ka ndërthurur vazhdimisht profesionin e kantautorit dhe atë të regjisorit. Që në fillim të krijimit të Top Albania Radio në fund të viteve ’90, Bojken Lakos iu besua identiteti artistik duke sjellë programet e para radiofonike që asokohe u konsideruan si revolucion.
Po kështu, Lako ka shërbyer si autor dhe regjisor në shumë programe e festivale të njohura, si “Top Fest”, “Top Select”, “Tirana Art Fest” etj.