Jonida Vokshi, imazh i Digitalb prej vitesh dhe një prej figurave më prominente të rrjetit, njoftoi se prej shtatorit do të largohet nga puna. Në një postim në Instagram, Vokshi zgjodhi një nga dhjetëra spotet që ka xhiruar për kompaninë ndër vite dhe e shoqëroi me një përshkrim të gjatë ku shpjegon se po largohet si pasojë e projekteve afatgjata në rrafshin personal e profesional.
Vieë this post on Instagram
“Zgjodha këtë spot, spse nga më shumë se 60 që kam realizuar për Digitalb, ky është më i dashuri për mua.
Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju.
Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal kanë bërë që unë nga shtatorit e tutje të tërhiqem nga Digitalb – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.
Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua.
Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot.
Mbase një ditë do të jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.
Në fund, ju falenderoj juve që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. Ju faleminderit ndjekës e miq të mitë. Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura,” shkruan Jonida.
Shkurtimisht pasi bëri publike lidhjen me Besnik Krapin, Jonida Vokshi e ftoi atë në emisionin e saj në Digitalb dhe aty njoftuan se do të martohen shumë shpejt. Ata u njohën në sheshxhirimin e “O sa mirë.” Martesa me aktorin që jeton në Prishtinë komplikon jetesë n e çiftit, pasi jetë t e tyre personale dhe profesionale janë të ndara mes Tiranë s e Prishtinë s.
Largimi i Vokshit vjen pak kohë pas largimit të një tjetër figure të rëndësishme. Ilda Bejleri kaloi nga Digitalb në Top Channel pas 11 vitesh karrierë aty, si pasojë e një konflikti me Dritan Shakohoxhën.