Celebrity

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e çuditshme’

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2019

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e

Ndonëse e shtynë 3 herë, më në fund Justin Bieber dhe Hailey Baldwin-Bieber do të martohen në shtator. Sipas burimeve të TMZ, ceremonia do të organizohet në Karolinën e Jugut dhe data e përzgjedhur është 30 shtatori.

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e

Justin dhe Hailey u fotografuan javën e kaluar në Palmetto Buff, një zonë tepër tërheqëse për turistët në Bluffton, qytet në Karolinën e Jugut.

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e

Për më tepër, Karolina e Jugut është një ndër vendet më mahnitëse për dasmat. Çifti thuhet se u shoqërua nga Mindy Weiss, një ndër emrat më të njohur për organizimin e eventeve, e cila ndër të tjera ka realizuar edhe dasma të shumë personazheve të njohur dhe ka bashkëpunuar për evente të ndryshme me Heidi Klum, Ellen DeGeneres, Ciara, Diana Ross, Katy Perry, Kardashians etj.

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e
Dasma e Sofia Vergasa-s dhe Joe Manganiello (majtas) – Festa e 60-vjetorit të Kris Jenner (djathtas); organizuar nga Mindy Weiss.

Përsa i përket ftesave, duket se dyshja nuk ka preferuar ato tradicionale, por ka vendosur për një model të lezetshëm, të ngjashëm me vizatimet pin-up të viteve ’50.

Zbulohen detajet e dasmës Justin-Hailey: Vendi, data dhe ftesa ‘e