Koncerti i reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, u kthye në tragjedi pasi turma e panikosur vrau 5 persona, ndërkohë që 21 të tjerë mbetën të plagosur.
Mijëra të rinj u mblodhën në stadiumin e kryeqytetit Algiers për të parë performancën e Soolking. Një gazetare e pranishme në koncert, Linda Chebbah, tha për BBC që “kishte shumë njerëz në stadium. ”Kishte aq shumë njerëz në stadium, sa nuk çuditem që ka ndodhur një aksident.”
Dëshmitarët thanë për TSA Neës në Algjeri se turma e panikosur u shkaktua nga një problem i administratës në hyrje të stadiumit. 21 të lënduarit e tjerë nuk janë në gjende të rrezikshme për jetën, ndërsa 5 viktimat raportohet se janë të rinj, tre djem dhe dy vajza.

Gjatë koncertit ka qenë e pranishme edhe Dhurata Dora, ku ka performuar bashkë me Soolking, bashkëpunimin e tyre, "Zemër".
Këngëtarja ka reaguar duke postuar disa Instastory, të cilat i ka shoqëruar vetëm me ikona në formë zemre. Nga ana tjetër, Soolking, i cili është me origjinë nga Algjeria, nuk ka reaguar ende për tragjedinë.
Burimi: BBC