Marredhenie

Një listë me +50 pyetje që takimi yt i radhës të mos ngecë te “po hë, ç’na thua?”

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

Një listë me +50 pyetje që takimi yt i radhës të mos

E kemi përjetuar të gjitha në një takim atë sikletin dhe heshtjen përballë një personi që s’e njeh shumë mirë, s’ke batuata apo shprehje që i ndani bashkë, apo thjesht ke emocione dhe s’di si t’i qasesh situatës. Ti mendo se ç’do veshësh, ne të bëjmë gati një listë *të gjaaatëë* me pyetjet që mund të bësh, që thjesht të mos pyesësh 100 herë “ç’na thua?” ose në faza të tjera, kur ka pasur disa takime, por sërish ka njëfarë sikleti mes jush.
 
Nëse do të mund të jetoje kudo në botë, ku do të jetoje? 
Nëse paratë nuk do të ishin problem, çfarë pune do bëje?
A është puna që ke tani ajo që ke ëndërruar gjithmonë? 
Si është marrëdhënia jote me prindërit? 
A ke motra apo vëllezër? Si është marrëdhënia jote me ta? 
Cili është heroi yt? 
Kush mendon se të njeh më mirë? 
Nëse do të mund të ftoje për darkë tre persona, që jetojnë ose jo, kë do të ftoje? 
Kush është shoku/shoqja jote më i/e mirë? Si jeni njohur? 
Cili është kujtimi yt më i lumtur? 
Cili është vendi më i bukur që ke vizituar ndonjëherë? 
Tregomë për momentin kur je ndjerë shumë në siklet. 
Cilat janë pasionet e tua dhe pse janë të rëndësishme për ty? 
Cili është sendi yt më i çmuar që ke dhe pse? 
A ke parë ndonjëherë një film, serial apo ke lexuar një libër me të cilin je ndjerë shumë i/e lidhur? Pse?
Çfarë lloj marrëdhënieje po kërkon? 
Çfarë të bëri të më ftoje në takim?
Mund të flasim për marrëdhënien tënde të fundit?
Pse u ndave me ish-in?
Cilat cilësi mendon se e bëjnë një partner të mirë? 
Më trego për takimin më të mirë që ke pasur ndonjëherë. Po për më të keqin? 
Jeta e ëndrrave për ty?
Çfarë mendon për martesën? 
Si i ke punët me fëmijët?
Cili është gjuha jote e dashurisë? 
Çfarë mendon se na bën të përshtatshëm për njëri-tjetrin? 
Mund të më tregosh për puthjen tënde të parë? Si ishte si përvojë?
VIP-i që ke më shumë qejf? Pse?
A e ke tradhtuar ndonjëherë apo je tradhtuar? 
A ka ndonjë pyetje që të vjen shumë turp ta ma bësh? 
Çfarë të pëlqen më shumë tek unë? 
Kur e kuptove që më ke qejf?
Çfarë të pëlqen më shumë te vetja, në aspektin e karakterit?
Cili do të ishte takimi ideal për ty?
A ka ndonjë aspekt që do të doje ta ndryshoja?
Si mendon, për çfarë do mund të ziheshim keq fare?
Kë sheh në finalen e “BBVA 4”?
Si ndihesh për mënyrën se si komunikojmë? 
A e imagjinon të ardhmen me mua?
Cili është kokteji që ke më shumë qejf?
A ka ndonjë gjë që do të doje ta dija ose ta kuptoja më mirë për ty? 
Cila ka qenë gjëja më e vështirë që ke kaluar?
A ke mësuar ndonjë gjë nga prindërit apo të afërmit për dashurinë dhe familjen? 
A ka ndonjë gjë që s’e kemi provuar në shtrat dhe që do të doje ta provonim? 
Çfarë të pëlqen më shumë te raporti ynë? 
Kur e kuptove që do të dilnim bashkë?
A të kam mërzitur ndonjëherë me diçka që nuk ma ke thënë në atë moment? 
Nëse do isha një këngë, cilën do zgjidhje?
Po një libër?
A ndihesh mirë kur më takon?
A ka ndonjë gjë që të bezdis në sjelljen time?

Artikuj të sugjeruar: