Melanoma është kanceri i dytë më i përhapur tek gratë e moshës 15 deri në 29 vjeçe dhe pothuajse gjysma e rasteve dallohen nga vetë personi i prekur. Sa më herë ta kapësh kancerin e lëkurës, aq më mirë është ndaj në vijim gjeni një guidë me disa lloje nishanesh.
Paraprakishit kini parasysh që një nishan kanceroz ka këto karakteristika: asimetri, ndryshon ngjyrë dhe formë vazhdimisht, gjakoset, dhe ngjan si plagë e hapur.
Nishan normal – ngjyrë uniforme dhe anë të rregullta.
Nishan jonormal – anë të çrregullta dhe ngjyrë e ndryshme. Nuk janë kancerogjen, por sidoqoftë janë shqetësues pasi rrisin shanset për kancer.
Nishan displastik – ngjyrë e errët dhe formë e çrregullt; ka tendencën të kthehet në kancerogjen.
Karcinomë qelizore – lloji më i përhapur i kancerit të lëkurës, duket si një plagë e hapur që nuk shërohet; ngjyra është rozë, e kuqe ose e bardhë. Ndonjëherë duket si plagë e hapur dhe e tharë.
Karcinomë qelizore me luspa – i ngjashëm me një lyth dhe i thatë; mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet në kohë. Zakonisht formon kore dhe të gjakoset hera-herës.
Melanomë – formë gjeometrike, mund të jetë e sheshtë ose e ngritur. Po kështu ky lloj kanceri mund të jetë në formë të çrregullt. Nishanet priren të jenë të zinj, kafë, gri, të bardhë dhe të kuqë.
Melanoma periferike – shenjë e errët nën thonj, pëllëmbë ose te shputat e këmbëve.
Keratozë aktinike –nishan kanceroz që shfaqet zakonisht në zona që preken nga dielli dhe duket si një njollë e ngritur dhe e ashpër.