Java e Modës

Rihanna prezantoi Savage X Fenty dhe e çoi Javën e Modës në të tjetër dimension

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2019

Rihanna prezantoi Savage X Fenty dhe e çoi Javën e Modës

Më në fund, për të brendshmet e grave ka ardhur një tjetër epokë. Linja Savage X Fenty u prezantua për herë të dytë në Javën e Modës në Nju Jork dhe Rihanna e çoi shfaqjen në një tjetër nivel.

Rihanna prezantoi Savage X Fenty dhe e çoi Javën e Modës

Modele si Alek Wek, Cara Delevingne dhe Joan Smalls, aktorja Laverne Cox dhe këngëtarja Normani qenë në mesin e yjeve të përzgjedhura për të veshur të brendshmet Savage X Fenty, ndërkohë që Migos, Tierra Whack dhe DJ Khaled performonin për audiencën.

Rihanna prezantoi Savage X Fenty dhe e çoi Javën e Modës

“Vizioni im për markën Savage X Fenty ka qenë gjithnjë që gratë të ndihen të sigurta dhe të shprehen,” tha Rihanna në një video teksa tregonte prapaskenat e procesit të stilimit të veshjeve. “Nuk ka rregulla për të dizajnuar veshjet e brendshme. Mund të jeni seksi sa të doni.”

Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2019 i Rihanna-s varion në një shumëllojshmëri dizenjosh sateni e dantelle, të cilat vijnë në të gjitha masat, për të gjitha gratë.

Rihanna prezantoi Savage X Fenty dhe e çoi Javën e Modës

Fotografitë nga eventi janë të pakta dhe të ftuarit VIP u ndaluan të bënin foto, pasi shfaqja do të transmetohet në Amazon Prime më 20 shtator.  

Përsa i përket kësaj indrustrie, Savage X Fenty po konkurron denjësisisht Victoria’s Secret, kompani që nuk është në ditët më të mira.

Artikull i rekomanduar: A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?