Shkurtimisht pas festës së beqarisë së Hailey Bieber dhe pas kërkimit për kostumin më të shëmtuar për Justin, çifti nisi më në fund kremtimet e dasmës në resortin përrallor që mori me qira në Karolinën e Jugut.
Dje u publikuan foto nga darka përgatitore, që nuk është një darkë përgatitore në kuptimin e parë të fjalës, por një mbrëmje e këndshme ky gjithë të ftuarit socializohen me njëri-tjetrin dhe ndihmojnë me parapërgatitjet e dasmës. Ngaqë është dita e parë e dasmës, Hailey veshi një fustan të thjeshtë, por elegant, të bardhë, me këpucët më të bukura sot për sot dhe një fjongo në flokë. Justin hoqi dorë nga kostumet që të vrasin sytë dhe zgjodhi pantallona të errëta dhe polo të bardhë.
Ja si duket resorti që u mori zemrat Hailey-n dhe Justin:
View this post on Instagram
Ja si duket kisha ku do të martohen në sy të Zotit:
View this post on Instagram
Të ftuarit përfshijnë: Travis Scott, Kylie Jenner, Kendall Jenner, Alaia Baldëin, Ireland Baldëin, Alec Baldëin, Scooter Braun.
Nëse po pyesni veten, “a s’u martuan njëherë këta?” keni të drejtë. Në shtator të 2018-s, çifti u pa në gjykatë për të marrë një leje martese. Të paktën disa menduan kështu. Të tjerë menduan që u martuan atë ditë. Pas një debati aspak produktiv, interneti doli në përfundimin se Justin dhe Hailey u martuan vjet.
Tani janë të martuar në gjithë senset e fjalës.