TV Mania

Stresi bën deklaratën zemërthyese për Keisin: ‘Duhet të luftosh’

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Stresi bën deklaratën zemërthyese për Keisin: ‘Duhet

Përshendetje, në këtë edicion informativ do t’i rikthehemi dhe një herë ndarjes së bujshme të Stresit dhe Keisit. Siç raportuam në fillim të gushtit, me një like të vetëm, Keisi konfirmoi në Instagram se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, pak javë para se të planifikonin dasmën. Nga ajo ditë e deri më sot, çdo lëvizje, çdo fjalë e thënë a e mërmëritur, është analizuar si thumbim, kunjë a replikë për një sherr të heshtur mes tyre.

Ditët e aludimeve marrin fund sot, sepse Stresi u prononcua vetë në “Ftesë në pesë.”

“Pritej një dasmë. Mbase do shtyhet, mbase do bëhet një herë tjetër, mbase...” tha ai, qartazi i prekur.

“Babi thotë që e kam fajin unë 100 përqind. Edhe mami thotë që e kam unë fajin, por mban dhe anën time,” shton ai, pa qartësuar çfarë ka bërë që është fajtor apo ç’ka bërë pala tjetër që mund të konsiderohet fajtore. “Ia kemi lënë në dorë as fatit, askujt, por kohës. Koha është perfekte.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @bkc___ on

Reperi mendon se gjithë ato vite bashkë nuk duhen hedhur poshtë si të ishin asgjë. Stresi u shpreh shpresëplotë, por deri në njëfarë pike. T’bohet ça t’bohet lale.

“[Prindërit e mi] e kanë dashur gjithmonë Keisin dhe e duan akoma. Nuk është pak të jesh me të për shumë vite, të bashkëjetosh. Të paktën unë ashtu e shoh. Por janë gjëra që do rregullohen.

"Dua t’u them diçka të gjithëve që janë si ne. Është mirë që, për një gjë të tillë, sot duhet të luftosh që të mos humbasësh. Të luftosh për një njeri, se ta humbasësh është e lehtë. Duhet të luftosh. Momentalisht po luftojmë në shumë fshehtësi, por t’bohet ça t’bohet lale,” përfundon ai.

Por, a po e ndiqte Keisi nga ekrani, me pult në dorë dhe një lot në sy? Jo. Është larg vendit, diku në një plazh të kristaltë.