Si fillim të sqarohemi. Ledri ka patur gjithnjë hijen e beqarit më seksi dhe më të dëshiruar, por të gjithë e dimë mirë sa të shkurtra kanë qenë ditët e tij single.
Kryesisht këngëtari ka qenë gjithnjë në një lidhje, shumica prej tyre e bërë publike! Kujtojmë këtu romancën me Tunën, Dua Lipën, Dafina Zeqirin dhe Adela Sollakun, marrëdhënia me të cilën u përfol jo pak, ndonëse Ledri u përpoq ta mbante larg syve tanë.
Gjithsesi kësaj here, e gjithë historia duket ndryshe! Vula duket mjaft i qetë, komod dhe i çliruar nga frika se mos humbasë sharmin e “beqarit më të kërkuar”. E gjithë kjo, falë Sara Hoxhës, me të cilën ka më shumë 2 vite lidhje, ndonëse vetëm sot i pamë për herë të parë si çift.
Por kush është Sara Hoxha?
Nisur nga një hetim i detajuar në profilin e saj të Instagram-it, deri tani dimë se:
1.Sara, thuhet se është nga Tirana, por jeton (ose jetonte) në Gjermani prej 15 vitesh.
2. Nisur nga fotot e postuara në llogarinë e saj të Instagram-it , udhëtimet dhe stili i jetës duket se partnerja e këngëtarit është në gjendje të mirë ekonomike.
3. E dashura e Ledrit, ka shumë shije në të veshur! Ndonëse qëndron tek e thjeshta dhe pamja e pastër, Sara spikat për veshjet e veçanta dhe look-un e kuruar.
4. Historia me Ledrin mund të ketë nisur që prej 2016-ës ose edhe më herët!
Kjo foto është postuar në maj të 2016-ës dhe Ledri Vula ka nisur me “like” që prej asaj kohe. Njohja mund të ketë nisur në Instagram ose mes miqsh të përbashkët, duke marrë parasysh që Sara dhe Dhurata Dora janë mikesha prej kohësh.
5. Sara është Gaforre, njësoj si Ledri! Ç’thonë yjet për këtë kombinim do t’jua tregojmë në një artikull tjetër.
6. Në foton më poshtë, kemi gjithashtu një “like” nga Elvana Gjata në një postim të publikuar në maj të 2018-ës, periudhë e cila përkon me kohën kur Elvana dhe Ledri përgatiteshin për publikimin e bashkëpunimin e këngës “Mike”, që u lançua në korrik.
Kjo tregon që Sara mund të ketë prezente gjithashtu gjatë xhirimeve të klipit (njësoj si tek Rio).
Të gjitha këto, s'tregojnë gjë tjetër,veç faktit që Ledri, "beqari" i preferuar mund të ketë rënë kokë e këmbë në dashuri! Lidhja disa vjeçare mes dyshes, sa vjen edhe bëhet më serioze, duke marrë parasysh që ajo është gjithnjë krah këngëtarit.