Alban Ramosaj, thyes zemrash, po promovon këngën e tij të fundit. Quhet “T’kom dasht” dhe sigurisht, shërbeu si gjenezë e pyetjes “për kë e ka?” Në “Wake Up,” Albani pranoi se kënga është vërtet dedikim, ndërsa në “Why not” me Roza Latin, pranoi nga halli se është i lidhur.
“A je i lidhur,” e pyet Lati aty ku dukej se intervista kishte marrë fund. Përgjigjia e Albanit, fjalë për fjalë, ishte kjo:
“Mmmm, j-, brrrr. Dmth vetëm nga fakti që u vonova, hahaaa. Ë, ka diç-, shih, jo, dëgjo. Oh my God.”
Këtu ndërpritet nga Roza, që thotë se, “Albani është i lidhur” dhe ai reagon me: “Jo. Joo?” sikur nuk e dinte as vetë në supozohej të ishte i lidhur apo jo në sytë e publikut.
Pastaj e pranoi se s’kishte ç’bënte dhe tha se është në një periudhë shumë pozitive të jetës, siç mund ta dalloni nga kënga ritmike.
“Nëse evoluon në diçka më serioze, do e merrni vesh. Më lini ta shijoj dhe pak privatësinë,” përfundoi ai.