Celebrity

Ylli i K-Pop ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2019

Ylli i K-Pop ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Ylli i muzikës K-Pop, Sulli, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare. Policia dhe menaxheri i këngëtares konfirmuan lajmin e trishtë për BBC.

Sulli, emri i vërtetë i së cilës është Choi Jin-ri, u gjet në shtëpinë e saj në Seul, në Korenë e Jugut. 

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet se këngëtarja kreu vetëvrasje. Dyshohet se Sulli përballej me cyberbullying – një formë e bullizmit, që vjen përmes ngacmimeve dhe sulmeve përmes internetit.

Ylli i K-Pop ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Sulli, e cila ndiqej nga më shumë se pesë milionë ndjekës në Instagram, ishte ish-anëtarja e grupit f(x), nga i cili u largua në vitin 2015. Grupi f(x), që asokohe përbëhej nga Victoria, Amber, Luna, Krystal dhe Sulli, ishte grupi i parë K-Pop me famë ndërkombëtare. Vajzat u renditën nga Billboard në Top10 e grupeve më të famshme në Korenë e Jugut që ndryshuan historinë e K-Pop (K-Pop - muzika pop nga Koreja e Jugut).

Sipas gazetarit Taylor Galsby, Sulli ishte një shpirt i lirë. “Ajo ishte një ndër idhujt që vendosi ta jetojë jetën ashtu siç dëshironte,” tha ai.

Në Korenë e Jugut, yjet e popit njihen si idhuj.

Artikull i rekomanduar: Pse kaq shumë artistë të këtij shteti vrasin veten?

Burimi: BBC