Nisur nga lista e këngëtarëve pjesëmarrës, Festivali i 58 i Këngës në RTSH premton shumë. Revista Class, e cila është themeluar dhe zotërohet nga Alketa Vejsiu, që në këtë edicion i është besuar drejtimi artistik, skenari dhe moderimi i festivalit, zbuloi listën me 20 këngëtarët pjesëmarrës në festival.
Elvana Gjata, Arilena Ara, Era Rusi, Albërije Hadërgjonaj, Olta Boka, Bojken Lako, Eli Fara ft. Stresi, Valon Shehu, Renis Gjoka etj., janë disa nga konkurrentët. Listën e plotë lexoni në vijim:
1. Olta Boka
2. Bojken Lako
3. Kamela Islamaj
4. Genc Tukiçi dhe e bija, Nadia Tukiçi
5. Gena
6. Uendi Mancaku
7. Devis Xherahu
8. Robert Berisha
9. Era Rusi
10. Sara Bajraktari
11. Kastro Zizo
12. Tiri Gjoci
13. Kanita
14. Aldo Bardhi
15. Eli Fara dhe Stresi
16. Valon Shehu
17. Arilena Ara
18. Renis Gjoka
19. Elvana Gjata
20. Albërije Hadërgjonaj
Sipas Revista Class, emrat janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga maestro Zhani Ciko, këngëtarja Soni Malaj dhe Dorian Çene, pedagog në Akademinë e Arteve.

Vera Grabocka rikthehet në Festivalin e Këngës pas 25 vitesh. Ajo drejtoi festivalin në rolin e regjisores në vitet 1985-1989, 1991 dhe 1994.
“Këtë vit do të jem në drejtimin artistik, skenarin dhe drejtimin e Festivalit të Dhjetorit në krah të Vera Grabockës, në RTSH,” shkroi Vejsiu në fillim të gushtit. “Më shumë sesa sfidë, është dëshira e madhe për t’i shërbyer këtij festivali si një shqiptare e devotshme me ndjeshmëri të lartë për artin, kulturën, muzikën, traditën, shpirtin e këitj kombi, gjërat e bukura dhe të mira që mund të bëhen në këtë vend.”