
Ai është një nga fituesit më të rinj në historinë e EGOT (shkurtimi për çmimet Emmy, Grammy, Oscars dhe Tonny). Ai dhe bashkëshortja e tij janë një nga çiftet më të përfolura në Hollywood. Ai u shpall “Burri më seksi në botë për vitin 2019”. Kryefjala e tri fjalive: John Legend.
People vendosi që titulli i dhënë për Idris Elba-n në vitin 2018, të shkonte këtë vit te John Legend. “John i vitit 1995 është shumë i hutuar që po ndjek Idris Elba-n e vitit 2018,” shkroi këngëtari në Twitter. “John i 2019-s është po aq i hutuar, por faleminderit People.”
Sigurisht që nuk mund të mungonte një koment i Chrissy Teigen. “Po, por le të shohim një foto të Idris Elba-s në 1995 (sigurisht që sërish seksi do të jetë),” tha ajo.