Në një artikull me titull “Pse nuk e fitoi simpatinë e njerëzve Astiri dhe gruaja që sot na e bëri më të lehtë ‘arrogancën’ tonë” të publikuar në Tiranapost.al në rubrikën “25 rreshtat e Mirës”, Mira Kazhani trajtoi protestën e Astirit.
Kazhani shkroi ndër të tjera se “ Astiri ishte një protestë që nuk gjeti mbështetje në masë, siç ishin studentët e vitit të shkuar. Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur”.
“Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mijëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë , por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive,” shkroi ajo ndër të tjera.
Pas artikullit të Kazhanit, Jul Deda postoi në Facebook një status, ku mesa duket (sërish) u dashkërka me patjetër një burrë që “të qetësohet” gazetarja.
“Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burë të qetësohet, se gjynah..!” shkroi Deda.
Në Instagram, Kazhani reagoi: “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa po shof, as gruaja jote nuk ka.”