U bë një kohë të gjatë pa marrë asnjë lajm nga Beyonce dhe sapo nisëm t'ja ndjenim mungesën, na mahniti me fotot e radhës!
Aktualisht, Beyonce dhe Jay Z po kalojnë pjesën më të madhe të kohës, në Hollywood, Florida, duke u marrë me fondacionin e reperit, "The Shawn Carter Foundation".
Dje, çifti i famshëm është parë brenda "Seminole Hard Rock Hotel & Casino", të dy të veshur elegant për eventin e rëndësishëm.
Beyonce, nënë e tre fëmijëve dukej një mrekulli e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit, ngjyrë bezhë me luspa nën të që i jepnin shkëlqim.
Flokët, zgjodhi t'i linte natyralë për t'i kombinuar ato dhe veshjen me një palë vathë të thjeshtë. Nga ana tjetër, edhe reperi u përpoq të dukej elegant, i veshur me një kostum të zi.
Gjatë eventit privat të "The Shawn Carter Foundation Gala" që u mbajt në datat (15-16 nëntor), i organizuar nga Jay, kanë qenë të pranishëm shumë personazhë të njohur, përfshi këtu performancën speciale të Alicia Keys.
Fondacioni "The Shawn Carter Foundation" është themeluar duke patur qëllim kryesor bamirësinë, që në vitin 2003 nga Gloria Carter dhe djali i saj, Jay Z.
Ky fondacion mbështet sipërmarrje që çojnë përpara rininë apo komunitetet në nevojë përmes programeve që disponon si fonde bursash, zhvillime profesionale, e shumë të tjera.