Showbiz dhe TV

Detaje të reja nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’ për prostitucion

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2019

Detaje të reja nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’

Pas muajsh përgjimesh dhe hetimesh nga policia dhe prokuroria e Tiranës, Hermes Nikaj u arrestua për shfrytëzim prostitucioni. Pas arrestimit, të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me çështjen së tij.

Shqiptarja.com raporton se Hermes Nikaj po hetohet jo vetëm për shfrytëzim të vajzave për prostitucion, por edhe për ushtrimin e prostitucionit nga vetë ai. Thuhet se ndër të tjera, Nikaj përfshihej në marrëdhënie seksuale në grup.

Ai dhe një 47-vjeçar (po ashtu i dyshuar) u arrestuan gjatë mbrëmjes së të shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Së bashku me ta, janë arrestuar edhe pronarja e një qendre estetike në Tiranë dhe një burrë tjetër.

Sipas hetimeve të tanishme, dyshohet se “Zogu i Tiranës” luante rolin e menaxherin duke iu siguruar vajzave dhe grave të ndryshme klientë të interesuar për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

Thuhet se ky grup dërgonte vajza nëpër hotele dhe banesa, si edhe i shfrytëzonin ato në klubet e natës.

Nikaj zotëron edhe një qendër estetike në kryeqytet, por nuk dihet ende nëse edhe ajo është përdorur për prostitucion ose jo.

Burimi: Shqiptarja.com, Balkanweb