Showbiz dhe TV

Shqiptarët kritikojnë Dua Lipën: ‘Lëri fotot, bëj një postim për viktimat e tërmetit

Shkruar nga Anabel

28 Nëntor 2019

Shqiptarët kritikojnë Dua Lipën: ‘Lëri fotot, bëj

Me dhjetëra emra të famshëm shqiptarë janë mobilizuar për të bërë diçka për viktimat dhe të prekurit e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin mëngjesin e të martës. Mario Dedivanovic i kushtoi një sërë postimesh në Instagram dhe dhuroi tre mijë dollarë. Bebe Rexha dhuroi 10 mijë dollarë dhe premtoi të vijë personalisht për të parë ku do të shkojnë këto para. Mozzik, Noizy, Alaudin Hamiti, Rita Ora e plot emra të tjerë të njohur bënë çmos për të ndihmuar ata në nevojë.

Dua Lipa, nga ana tjetër, artistja më e famshme shqiptare, u mjaftua me një postim ku shpreh keqardhje për ngjarjen dhe vijoi me foto nga pushimet a nga performacat. Në Twitter, komentet e fotove u përmbytën me linkun e GoFundMe ku po mblidhen dhurime për të prekurit, me shpresën se ajo do e shohë dhe të paktën do e postojë, në mos të dhurojë diçka.

Të tjerë u treguan më të drejtpërdrejtë. “T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira...” shkruan dikush. “Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu,” shton dikush tjetër.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Finding nemo

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Shqiptarët kritikojnë Dua Lipën: ‘Lëri fotot, bëj

Sidoqoftë, me ose pa Duan, janë mbledhur përafërisht 5 milionë euro.