Pas kritikës së shqiptarëve ndaj indiferentizmit të Dua Lipës, kjo e fundit nuk vonoi të reagonte rreth gjendjes në Shqipëri.
Pak më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it postoi këtë foto simbolike: Dua Lipa mbuluar me flamurin e Kosovës puth në ballë Dua Lipës së mbuluar me flamurin shqiptar.
Vieë this post on Instagram
"Ky 28 nëntor, dita ndërkombëtare e flamurit tonë, na gjeti në mes të dhimbjes pas humbjes së jetëve si pasojë e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Jemi krenarë për për solidaritetin dhe mbështetjen që vëllezërit dhe motrat në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë kundrejt kësaj tragjedie.
Si gjithnjë, jemi të bashkuar dhe po kërkojmë për mënyrën më të mirë për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që humbën prindërit apo shokët që po kërkojnë njëri tjetrin. Çdo moment i çuar dëm është kohë e humbur në këtë tragjedi prandaj unë nuk mund të prisja më gjatë."- shkruan ndër të tjera Dua, e cila u kritikua ashpër nga shqiptarët për shkak të postimeve të saj të fundit.
Gjithsesi këngëtarja shtoi se përveç ndihmës personale që ajo dhe familja e saj kanë dhënë për të lënduarit e tërmetit, bashkë me shokët e saj shqiptarë ka krijuar një hapësirë dedikuar kontributeve që do të shkojnë direkt për të lënduarit.
"Ne kemi provuar se jemi të fortë dhe në momente të tilla jemi bashkë si komb vëllezërish dhe motrash të bashkuar. Lutuni për Shqipërinë dhe jetët e humbura. Koha është tani."- e mbyll Dua postimin e saj.m
Me dhjetëra emra të famshëm shqiptarë janë mobilizuar për të bërë diçka për viktimat dhe të prekurit e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin mëngjesin e të martës. Mario Dedivanovic i kushtoi një sërë postimesh në Instagram dhe dhuroi tre mijë dollarë.
Bebe Rexha dhuroi 10 mijë dollarë dhe premtoi të vijë personalisht për të parë ku do të shkojnë këto para. Mozzik, Noizy, Alaudin Hamiti, Rita Ora e plot emra të tjerë të njohur bënë çmos për të ndihmuar ata në nevojë.