Pushteti

Kryeministrja më e re në botë është vetëm 34 vjeçe

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2019

Kryeministrja më e re në botë është vetëm 34

Ministrja transportit, Sanna Marin, është përzgjedhur si kryetare e Partisë Social Demokrate, duke u bërë kështu kryeministrja më e re në moshë në historinë e Finlandës.

34-vjeçarja, partia e të cilës është pjesë e një koalicioni qeverisës me pesë parti, do të jetë edhe kryeministrja më e re në moshë në botë kur të marrë zyrtarisht detyrën. Ajo është liderja e tretë femër në Finlandë.

Si partia më e madhe e Finlandës pas zgjedhjeve të prillit, Social Demokratët mund të zgjidhnin një nga anëtarët e tyre për të drejtuar vendin me 5.5 milionë njerëz.

Marin u zgjodh pasi Antti Rinne dha dorëheqjen të martën, kur një nga partitë në koalicion tha se kishte humbur besimin te ai si pasojë e keqmenaxhimit të një greve.

“Kemi shumë punë përpara dhe duhet të rindërtojmë raportin,” tha Marin pasi fitoi drejtimin e partisë. “S’kam menduar kurrë për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet pse u angazhova në politikë dhe për gjërat që na falën besimin e elektoratit.”

Katër partitë e tjera në koalicionin qeverisës të Finlandës drejtohen gjithashtu nga gra. Aleanca e Majtë drejtohet nga Li Anderson, 32 vjeçe; Liga e Gjelbër drejtohet nga Maria Ohisalo, 34 vjeçe; Partia e Qendrës drejtohet nga Katri Kulmuni, 32 vjeçe; dhe Anna Maja Henriksson, 55 vjeçe, drejton Partinë Popullore Suedeze.

Sipas medias më të madhe finlandeze Helnsingin Sanomat dhe tabloidit Ilta-Sanomat, Marin do të bëhet kryeministrja më e re në moshë në botë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është 39 vjeçe, ndërsa i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk është 35. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, besohet të jetë 35 vjeç.

Burimi: The Guardian