TV Mania

Einxhel Shkira flet për sherrin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin: ‘I kam falur’

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2019

Einxhel Shkira flet për sherrin me Kejvina Kthellën dhe Oriola

Në një intervistë për “Rudina”, Einxhel Shkira foli ndër të tjera për eksperiencën si moderatore sportive, ku sigurisht u pyet edhe në lidhje me lajmin e bujshëm që qarkulloi nëpër portale në tetor. Ndonëse Rudina nuk e pyeti ekzaktësisht për konfliktin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin, ishte afërmendsh se për çfarë bëhej fjalë.

“Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë. Unë nuk kam xhelozi, sepse në momentin që do të kem xhelozi i bie që të kem disa mangësira te vetja. Unë nuk kam mangësira dhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja ose diçka ndryshe. Nuk kam asnjëherë kompleksitetin ndaj femrave të tjera. Nuk dua as t’u prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as t’u fus intriga.” – u shpreh Shkira.

Më pas shtoi:

“Çfarëdo që të ketë ndodhur, unë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje apo dua t’i bëj keq. Do më dhimbseshin nëse do të vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre që të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq.”

E kontaktuar nga Anabel.al në tetor, Einxhel konfirmoi sherrin mes vajzave, që qarkulloi kudo. Ajo theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.