Për të tretën herë në historinë e Amerikës, Dhoma e Përfaqësuesve ndërmori hapin historik duke akuzuar presidentin Donald Trump për krime të larta dhe abuzim me pushtetin.
Dhoma votoi për dy çështje të rëndësishme: shpërdorimin e pushtetit dhe pengimin e Kongresit. Çështja e Trump do të kalojë në Senat, muajin tjetër.
Shën.red. Kongresi i Shteteve të Bashkuara është organi më i lartë përfaqësues i pushtetit legjislativ federal. Ai përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Votat e Dhomës së Përfaqësuesve erdhën pas një hetimi tre mujor mbi pretendimet se Trump ka ushtruar presion mbi presidentin e Ukrainës për të hetuar rivalët e tij politikë.
Theksojmë se gjyqi i Trump pritet të mbahet në janar. Ai mund të shkarkohet nga detyra nëse votojnë të paktën dy të tretat e Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve ka shumicë demokrate, ndërsa Senati republikane, gjë që vendos në pikëpyetje shkarkimin e Trump.
Pas këtij vendimi, Donald Trump është i treti në historinë e Amerikës që është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për abuzim me pushtetin, pas Andrew Johnson në 1868-n dhe Bill Klinton në 1998-n. Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974-n para procedurave të hetimit të tij.
Johnson dhe Klinton nuk u shkarkuan nga Senati, ashtu siç pritet të ndodhë edhe me Trump-in, duke qenë se shumica e tij kontrollohet nga republikanët. Por, Johnson dhe Klinton u përballën me këto akuza në mes të mandatit të tyre, ndërsa Trump pak kohë para përfundimit të tij. Kjo do të thotë se ai do të shkojë në zgjedhjet e nëntorit 2020 me peshën e akuzave të Dhomës së Përfaqësuesve, duke ia lënë fjalën e fundit popullit.
Burimi: CNN