Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, bashkëpunëtori i saj prej kohësh, përfliten se janë në një lidhje. Ndonëse këngëtarja nuk ka folur kurrë publikisht për romancën, përkundrazi e ka mohuar, së fundmi, përmes një postimi, ngriti sërish dyshime.
Siç mund ta shihni, Dafina ka ripostuar një foto të DJ Geek, ku shfaqet këngëtarja duke performuar në një klub nate. “Po të shoh, baby” shkruan ajo, shoqëruar me një emoji të një çifti që puthet.
Po kështu edhe komentet tregojnë se mes tyre ka vërtet diçka më shumë se thjesht shoqëri.
Fjalët e para mbi një romancë u hodhën në fund të qershorit, prej IconStyle.al dhe u përforcuan kur Anabel.al nxorri në pah se Dafina dhe mikesha e saj Argjira Spanca – njëherazi ish e dashura e DJ Geek – nuk ruajnë më të njëjtin raport të ngushtë.
“Jo, nuk jam e lidhur me DJ Geek. Kanë qarkulluar lajme, po ashtu, se kam qenë e lidur me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuaj 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, s’kam qenë më e lumtur,” tha Dafina për Revista Class në korrik.