Gjatë intervistës për ThumbOn, Kelvi Kadilli tregoi se mendon çdo ditë për t’u larguar nga Shqipëria. “[Amerika] është ëndrra që kam pasur që fëmijë dhe me siguri do të ndodhë një ditë. Për atë po punoj, sepse në Shqipëri nuk do të rri se ose do vras veten, ose do vras ndonjë ose do vras shumë njerëz. Është skandal. Çfarë do të bëjmë këtu?” tha ai.
Një ndër arsyet që theksoi moderatori është fakti që publiku nuk e vlerëson, jo vetëm atë, por një pjesë të mirë të njerëzve të televizionit. “Këtu nuk e dimë kush ka vlerë më,” shtoi ai.
Sigurisht që Kelvi niset nga eksperienca e tij dhe fusha e medias, por nuk është çudi që të ketë të tjerë të rinj që zgjohen përditë me dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria. Ç’mendoni?