Ukraina “shpërfill” ofertën e Putin për armëpushim të përkohshëm
Autoritetet ukrainase njoftuan të martën, 29 prill, se Rusia nisi sulme me dronë në zona civile të Ukrainës gjatë natës, ndërsa Kievi hodhi poshtë deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin për një armëpushim tre-ditor që fillon javën e ardhshme.
Sipas zyrtarëve, Rusia lëshoi gjithashtu 20 dronë dhe 31 bomba të fuqishme të drejtuara në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh ukrainas. Mbetjet e një droni rus shkaktuan zjarr në një lagje të kryeqytetit, Kiev, thanë autoritetet.
Nga ana tjetër, Kievi nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht nëse se të pranojë armëpushimin 3-ditor të Putin.
Gueterres: Zgjidhja me dy shtete është një pikë pa kthim
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh të martën për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme. Mbledhja erdhi pas vendimit të Izraelit për të shtuar operacionet ishtarake në të gjithë Rripin e Gazës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mori pjesë në seancë në selinë e OKB-së, ku paralajmëroi se” zgjidhja me dy shtete është një vendim pa kthim”.
"Zgjidhja me dy shtete është afër një pike pa kthim.", tha Guterres.
Ai foli gjithashtu për kushtet humanitare në të cilat banorët e Gazës janë detyruar të jetojnë, ndërsa bllokada izraelite e enklavës vazhdon të lërë popullatën pa ndihma, ilaçe dhe të tjera sende jetike.
Lideri i ri kanadez i vendos kushte SHBA-së
Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney tha në një deklaratë për BBC se vendi i tij do të hyjë në bisedime për tregtinë dhe sigurinë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump vetëm me kushtet e tyre. Po ashtu, ai theksoi edhe nevojën për respekt të ndërsjellë mes dy palëve.
Njëkohësisht, Carney theksoi se do të vizitonte Uashingtonin vetëm kur të ketë një diskutim serioz që respekton sovranitetin e Kanadasë.
Zyra e kryeministrit konfirmoi se Carney dhe Trump kanë biseduar në telefon dhe kanë rënë dakord të takohen së shpejti. Në deklaratën për shtyp thuhej se “udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit si kombe të pavarura dhe sovrane”.
Kina i përgjigjet tarifave të Trump me anë të Inteligjencës Artificiale
Kina po përdor IA për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, duke publikuar video me pamje nga koha e Luftës së Ftohtë. Në to, sulmon "imperialistët" dhe jep një mesazh të qartë: të dorëzohesh përballë presionit është e rrezikshme, ndaj Kina nuk do të tërhiqet.
Qeveria kineze është shprehur hapur kundër tarifave amerikane, duke i quajtur ato një formë presioni që nuk do të mund të ndalojë rritjen ekonomike të vendit.
Të martën, Ministria e Jashtme e Kinës publikoi një video në rrjetet sociale, me një zë që fliste anglisht me theks amerikan. Në video thuhej se pranimi i tarifave të presidentit amerikan Donald Trump – të cilat janë 145% – është si të pish helm.
Narratori në video shprehet: “Kina nuk do të gjunjëzohet, sepse të mbrosh veten mban gjallë mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa kompromisi e shkatërron atë.” Ndërkohë, në sfond shfaqej një avion luftarak kinez që rrëzon një avion amerikan nga Lufta e Koresë.