Muzika

Pritet të bëjë namin: Eminem surprizon fansat me një album të ri

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2020

Pritet të bëjë namin: Eminem surprizon fansat me një album

Përfundimisht, Eminem nuk ka asnjë lidhje me suspancën. Krejt papritur, ashtu si me rastin e “Kamikaze” në 2018-n, reperi prezantoi albumin e radhës, “Music to Be Murdered By” (Muzikë për t’u vrarë). Albumi i 11, i cili erdhi pa kurrfarë paralajmërimi, shërben edhe si një homazh për Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, i cili është konsideruar si një nga kineastët më me ndikim dhe më të studiuar në historinë e kinemasë.

Pritet të bëjë namin: Eminem surprizon fansat me një album

Titulli dhe kopertina e albumit është një referencë e albumit të parë dhe të vetëm të Hitchcock. Në 1958, Hitchcock publikoi albumin “Music to Be Murdered By” me pjesëmarrjen e muzikantëve si Spike Jones, Vikki Carr, Elmer Bernstein etj.

Pritet të bëjë namin: Eminem surprizon fansat me një album

Ashtu si Hitchcock, edhe Eminem pozon me një sëpatë në njërën atë të kokës dhe pistoletë nga ana tjetër. Referencat nga Alfred Hitchcock vihen re edhe në këngë, ku një prej tyre titullohet “Alfred”. Të dy albumet përfundojnë me frazat: “Nëse nuk jeni vrarë, vetëm mund t’ju uroj fat herën tjetër/ Nëse jeni vrarë, natën e mirë, kudo që të jeni.”

Albumi i 11 i reperit përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5'9 ", Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD. Ky i fundit ndërroi jetë në dhjetor.