Dalina Buzi, skenariste dhe producente e "Hostel by Anabel" dhe "Love Likes Tirana" ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Tempora" me Sonila Meçon.
Teksa fliste rreth dashurisë për kinematografinë dhe të shkruarin, për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, Sonila Meço e pyet si lindi "Hostel by Anabel".
"Kur mora zyrat e reja të Anabel-it, doja të bëja diçka. Investova që t'i bëja të bukura sepse e dija që në fillim që aty do xhirohej, por se çfarë s'kisha asnjë ide. Unë kam përzgjedhje shumë interesante të stafit, vajzat që punojnë me mua kanë filozofinë time dhe kanë shumë harmoni me njëri tjetrën.
Spunton e parë e mora nga Megi e cila vjen një ditë dhe më thotë se nuk ndihej më rehat me punën e gazetares. I thashë se do të bëjmë diçka tjetër. Kështu u krijua Hosteli, fillimisht në terren,pastaj nisëm me skeçet. Sezonin tjetër pamë që skeçet u adaptuan edhe nga të tjerë dhe s'kemi asnjë lloj problemi me këtë, por erdhëm ndryshe."
Ç'do të ndodhë këtë sezon?!
"Ky sezon vjen krejt ndryshe. Eshtë një format që nuk është bërë më herët në Shqipëri. Gocat do të vijnë në një reality shoë, alla Kardashian-s, por s'ka asnjë lidhje me to. Në fakt gocat tona janë më të shkathta se motrat Kardashian!"- vazhdon Dalina, duke iu referuar sezonit të tretë të "Hostel by Anabel", "Si n'jetë"!
Surpriza e mbrëmjes ishte ardhja e papritur e Megi Pojanit dhe Viola Gjolekës, të cilat u shfaqën për t'i bërë producentes gjithë pyetjet dhe dilemat që njerëzit kanë rreth Hostelit. Pyetjeve të tipit "si duken nga jashtë vajzat dhe sa punohet për Hostelin", Dalina iu përgjigj kështu:
"Janë plot 16 orë punë që bëhen çdo ditë. Gjithsesi, mendoj se njerëzit e ekranit nuk duhet të flasin kaq shumë për punën. Të gjithë punojnë! Misioni ynë është emancipimi dhe ne e kemi treguar këtë duke nisur që nga autoironia që bëjmë me veten. Kam zgjedhur vajza që janë rehat me veten. Ato dinë të jenë rehat si me 600 mije lek rrogë ashtu dhe me më pak. Nuk kanë ngarkesa të këtij lloji, janë të vërteta, po ato që shihni këtu."
Në fakt, edhe sezoni i tretë i Hostel by Anabel, "Si n'Jetë" do t'i sjellë Megin, Dean, Anën, Violën dhe Albertën në dimensionin e tyre më të vërtet. Ky lloj "reality show" s'ngjan me asgjë që kemi parë më parë, por për ta zbuluar shënoni datën. 23 mars 2020!