Muzika

6 këngë në një ditë: Këngëtarët që pritën 14 shkurtin për klipet e reja

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2020

6 këngë në një ditë: Këngëtarët që

14 shkurti, u zgjodh si "ogur i mirë" për disa nga artistët shqiptarë, të cilët pritën këtë festë për të publikuar këngën e tyre më të re. 

#1. Mozzik- Auf Wiedersehen

Mozzik ishte i pari që publikoi projektin e fundit në orën 00:00. Kënga e re, vjen në gjermanisht dhe sigurisht ka brenda, dashuri, lamtumira dhe inate...

#2. Alban Skënderaj- Çdo ditë një Shën Valentin

Albani është romantik, detajist dhe i kujdesshëm ndaj rasteve të veçanta. Më 14 shkurt ai solli këngën "Çdo ditë një Shën Valentin", një histori dhe dedikim i ëmbël dashurie.

#3. Capital T - Je T'aime

Capital-i, strateg i mirë marketingu e nisi me një foto intrigante atë që do të përfundonte në klip. Parisi, vajza misterioze dhe trëndafili u zbuluan në këngën më të re të këngëtarit. "Je T'aime" me shumë gjasa do të jetë fiksimi i ri i zemrave të thyera.

#4. Ronela Hajati - Genjeshtare X Pare

Ronela, si çdo herë vjen në stilin e saj unik! Kësaj radhe, Hajati publikoi një këngë për dy! “Gënjeshtare je X pare”. Në pjesën e parë, këngëtarja refuzon të jetë pjesë e një marrëdhënieje ku qëllim kryesor është interesi, e ndërsa pjesa e dytë sjell një Ronela ekstravagante, të lirë dhe me ide të qarta. Dëgjojeni!

#5. Samanta - Pse

Samanta këtë herën vjen si latine. Kënga ritmike flet për një dashuri të humbur, kushtuar dikujt që nuk e vlerësoi.

#6. KleoNiki - UNITY ft. Alban Ramosaj