Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Genc Halimi), bashkëpunëtori i saj prej kohësh, konfirmuan zyrtarisht lidhjen përmes disa fotove në Instagram. Siç mund ta shihni në vijim, Dafi dhe Geek shfaqen duke përfaquar njëri-tjetrin. Fotot janë realizuar gjatë xhirimit të klipit “Merri krejt”.
Fjalët e para mbi një romancë u hodhën në fund të qershorit, prej IconStyle.al dhe u përforcuan kur Anabel.al nxorri në pah se Dafina dhe mikesha e saj Argjira Spanca – njëherazi ish e dashura e DJ Geek – nuk ruajnë më të njëjtin raport të ngushtë. Argjira dhe Genci qëndruan bashkë për tetë vite. Në korrik të 2019-s, Dafina nuk e konfirmoi lidhjen me DJ-n, përkundrazi e mohoi.
“Jo, nuk jam e lidhur me DJ Geek. Kanë qarkulluar lajme, po ashtu, se kam qenë e lidur me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuaj 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, s’kam qenë më e lumtur,” tha ajo për Revista Class.