Termat “koronavirus”, SARS-CoV-2 dhe Covid-19 nuk janë e njëjta gjë, pavarësisht lidhjes me tyre. Për shkak të shumë pikëpyetjeve që lidhen me koronavirusin, njerëzit duket se janë ende të paqartë, siç mund ta shihni në këtë sondazh në Instagramin e Anabel.
Koronavirus
Koronaviruset janë një familje e viruseve, të cilat quhen kështu për shkak të strukturës me thumba në formën e një kurore, nga marrin edhe emrin “coronavirus”. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alfa koronavirus), NL63 (alfa koronavirus, OC43 (beta koronavirus) dhe HKU1 (beta koronavirus).
Dy koronavirusë me rrezikshmëri të lartë, si SARS-CoV (Sindroma Respiratore Akute e Rëndë) dhe MERS-CoV (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme) u transmetuan nga rezervuarët e kafshëve si macet e gra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me rrezkshmëri dhe vdekshmëri të lartë.
SARS-CoV-2
SARS-CoV-2 është pikërisht një nga viruset që bën pjesë në familjen e koronaviruseve. Pra, njësoj si të thuash “limoni bën pjesë në familjen e agrumeve”.
Covid-19
Covid-19 është sëmundja që shkakton virusi SARS-CoV-2, i cili prek rrugët respiratore. Ky emër u vendos fill pasi numri i të infektuarve kaloi shifrën 1000.
“U desh të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshe, një individi apo një grupi njerëzish, i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen,” tha OBSH.
“Të paturit një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasaktë ose stigmatizues. Ai gjithashtu shërben si një format standard për t’u përdorur në çdo shpërthim të ardhshëm të virusit.”
Emri u formua nga bashkimi i fjalëve “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje) dhe numri 19 u vendos për vitin 2019 kur u shfaq.
Burimi: OBSH, Ministria e Shëndetësisë