Psikologët kanë vënë në dukje vazhdimisht se njerëzit në situata të vështira (sidomos pas ndarjes) lyejnë flokët ose ndryshojnë modelin. Vendimi është lehtësisht i kuptueshëm, pasi lidhet me nevojën për ndryshim. Po në kushtet e vetë-karantinimit, ç’po i shtyn njerëzit të presin vetë flokët? Nevoja për ndryshim sërish. Nevoja për t'u marrë me diçka. Nevoja për argëtim.
Siç mund ta shihni në vijim, në Instagramin e @anabel_media, disa vajza dërguan foto të flokëve të prerë.
Në një farë mënyre, kjo është koha e duhur për të skalitur një talent të ri: Të presësh vetë flokët. Mjafton të zgjidhni gërshërët e duhura në shtëpi dhe sigurisht disa video tutorial. Në rastin më të mirë: Do t’ju pëlqejë modeli i ri. Në rastin më të keq: Do të qani gjithë ditën. Sidoqoftë, askush përveç njerëzve të shpisë nuk do ta shohë veprën tuaj të artit. Në fund të fundit, janë thjesht flokë. Rriten.