Hostel by Anabel

Zënka dhe intriga: Çfarë ndodhi në episodin e parë të ‘Hostel by Anabel: Si n’jetë’

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2020

Zënka dhe intriga: Çfarë ndodhi në episodin e parë

Gjithçka nisi kur Megi, Viola, Dea, Alberta dhe Ana u nisën për një fundjavë të këndshme në shtëpinë e Deas në Gjirokastër. Ngaqë njëra (khëm-khëm, Megi) e kishte hartën mbrapsh, përfunduan në Ersekë. Po mirë, thanë ato, le të vimë vërdallë njëherë.

Vërdallë, për gocat e Hostelit, konsistoi në bredhjen e qytetit, takimin me kryebashkiakun, Erion Isai, vizitë në muze, vizitë në Rehovë, gatim petkash etj. etj.

Kur më në fund erdhi momenti për t’u nisur për Gjirokastër, Dea i pret në besë. “Më lini në Korçë se ka ardhur Isli me shokët dhe të dashurat e tyre.” Si pa të keq, harroi fundjavën e planifikuar me gocat dhe konflikti mes tyre për këtë pabesi u vendos të ruhej në montimin përfundimtar të episodit të parë.

Ditë më vonë, Viola dhe Megi shkojnë në zyrë dhe hasen me kamera misterioze që nuk shpjegojnë prezencën e tyre. Me pak fjalë, Dalina Buzi, producentja dhe skenaristja e Hostelit u shpjegon se këtë sezon, Hostel by Anabel do të jetë një reality ku ato të pesta janë protagoniste. Ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën dhe vajzat marrin vesh se do jetëojnë në të njëjtën shtëpi përgjatë xhirimeve, Ana braktiset në momentin që s’e priste, Ernesti dhe Alberta konfliktohen (minimalisht) dhe Megi deliron paksa. Se si, qysh, tek arritëm deri në këtë pikë, ndiqni episodin e plotë.