Bota

Michigan-i nis protesta masive kundër karantinës: 'U lodhëm, jepini fund!'

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2020

Michigan-i nis protesta masive kundër karantinës: 'U lodhëm,

Me mijëra qytetarë në Michigan kanë dalë të protestojnë në këmbë dhe me makina kundër masave izoluese që qeveria ka ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.  Kërkesa e protestuesëve është t’i jepet fund sloganit “qëndro në shtëpi” sepse njerëzit po dëshpërohen çdo ditë e më tepër.

Michigan-i nis protesta masive kundër karantinës: 'U lodhëm,

“Eshtë koha që shteti të hapet sërish!-dëgjohet të thotë njëri prej tyre teksa qëndronte në makinë. U lodhëm duke mos blerë dot gjërat që na duhen. U lodhëm duke mos shkuar dot në parukeri.”

Pak orë pas protestës, guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer tha se i kupton qytetarët që janë të frustruar, por shtoi se ky grumbullim që ka si qëllim lirinë, mund të bëhet shkak për përhapje edhe më të gjerë infeksioni, gjë e cila do t’i zgjaste edhe më ditët në karantinë.

Michigan-i nis protesta masive kundër karantinës: 'U lodhëm,

“E dimë që kjo demostratë do të ketë kosto në shëndetin e njerëzve. Ju jeni të gjithë pa maska dhe e dini fare mirë se si përhapet Covid-19."

Një tjetër protest e ngjashme me këtë të Michigan-it, por në përmasa më të vogla u bë në Ohio dhe Karolinën e Veriut. Edhe atje, njerëzit të dëshpëruar kërkonin rihapjen e ekonomisë dhe rikthimin në vendet e punës.

Deri më tani, Michigan-i është vendi i katërt më i prekur nga virusi në SHBA, ku kanë humbur jetën rreth 1900 persona.

Burimi: The Washington Post