Në një postim në Facebook, kryeministri Rama njoftoi se ditën e nesërme (e diel, 19 prill) nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç do të kenë mundësi të dalin në këmbë deri në orën 11:00 në qendrat urbane.
Nënat duhet të mos shoqërohen me persona të tjerë dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë. Dalja nuk është e mundur për baballarët dhe fëmijët mbi moshën 10-vjeçare. Të moshuarit gjithashtu duhet të qëndrojnë në shtëpi.