Shqipëria

27 mijë njerëz kthehen në punë: Ja bizneset që do të hapen pas një jave

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2020

27 mijë njerëz kthehen në punë: Ja bizneset që do

Para pak, kryeministri Rama publikoi listën e aktiviteteve ekonomike që mund të vijojnë punën që prej 27 prillit, pra pas një jave.

Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe duhet të njihen me protokollin e sigurisë.

Me këtë vendim rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. “Pavarësisht fillimit të punës, përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3x26.000 apo 1x14.000 lekësh,” tha Rama dhe shtoi se shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë.

Më 27 prill do të lejohet shitja me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, tregtia e tekstileve, tregtia e mobiljeve, luleve, bizhuterive, pajisjeve sportive etj. Listën e plotë e gjeni më poshtë.

27 mijë njerëz kthehen në punë: Ja bizneset që do

Për sa i përket taksive, do të lejohet qarkullimi i tyre, por vetëm me një pasagjer. Udhëtimi ndërqytetas do të jetë i ndaluar.