Celebrity

Gigi Hadid dhe Zayn Malik, në pritje të fëmijës së parë!

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik, në pritje të fëmijës së

Besojeni ose jo, Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së parë dhe babai, është sigurisht i dashuri legjendar, Zayn Malik!

Burime për tabloidin TMZ bëjnë me dije se modelja është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe familjet përkatëse janë më të lumtur se kurrë. Gjinia e bebushit mbetet ende surprizë duke qenë se s'ka akoma një detaj nga çifti për pritjen e ëmbël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Pak ditë më parë, Gigi festoi 25-vjetorin e saj dhe në përshkrimin e fotove të postuara, Hadid shkroi se kaloi "ditën më të ëmbël, duke festuar 25-vjetorin në karantinë me familjen.

Rikthimi i shumëpërfolur i dyshes së famshme ndodhi në janar, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh të mëparshme.

Ardhja e një bebushi duket si ogur i mbarë i një fillimi të ri.