Celebrity

Gigi Hadid zbuloi gjininë e bebit gjatë festës së ditëlindjes?

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2020

Gigi Hadid zbuloi gjininë e bebit gjatë festës së

Dje u raportua për herë të parë se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë në pritje të ëmbël. Habia dhe dashamirësia zgjati sa mundi dhe fansat nisën të zhbironin Instagramin e modeles për të gërrmuar më shumë informacion.

Pak ditë më parë, Gigi festoi ditëlindjen e 25-të dhe po ta vini re, disa tullumbace kanë fill rozë, disa blu. Fansat mendojnë se festa e ditëlindjes ishte dhe festë për zbulimin e gjinisë së bebit.

Sigurisht, mund të jetë dhe rastësi, por fakti që Gigi mban tullumbace me fije blu në duar teksa përqafon Zayn lë të kuptohet se është në pritje të një djali.

Gigi Hadid zbuloi gjininë e bebit gjatë festës së

Të tjerë, teoricienë më guximtarë, aludojnë se çifti do të bëhet prindër binjakësh, një vajze dhe një djali.

Asnjëri s’ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë apo gjininë e bebit, por këto punë nuk fshihen dot gjatë. Na mbetet të presim.