Showbiz dhe TV

Ledri dhe Sara pas karantinës – me kismet – kanë dasmë

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2020

Ledri dhe Sara pas karantinës – me kismet – kanë

Si ndryshojnë gjërat, ë? Nëse pak muaj më parë flisnim për Sarën si “ajo që përflitet si e dashura e Ledrit”, sot po flasim për dasmën e tyre. Bashkë prej të paktën dy vitesh, ndonëse njihen prej katër, pas karantinës çifti ~mund~ të ketë dasmë.

Gjatë një bisede me “Rudina”, prindërit e Ledrit, Xheraldina dhe regjisori Agron Vula, u shprehën se “Ledri e ka gjetur yllin e vet”.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti i saj dhe zemra e saj është shumë më e madhe seç e ka bukurinë, e bukur është mjaft. Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmija e tyre të gjejë një yll dhe më duket se Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, sepse Sara është në Gjermani te prindërit, ndërsa Ledri në Brezovicë me miqtë. Shpresoj që të mbarojë karantina dhe Sara të na kthehet shpejt, sepse jo vetëm Ledrit, por na mungon edhe neve. Ledri është pak tip introvert, qëndron me ne një-dy orë dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara qëndron me ne, qeshim, bisedojmë, përgatisim bashkë ushqimin. Ajo është botë tjetër nga Ledri dhe kombinohet shumë mirë në ambientin tonë familjar.” – tha Xheraldina.

E pyetur nga Rudina nëse do të ketë dasmë pas karantinës, Xheri u përgjigj “me kismet” dhe më pas theksoi se ai që dëshiron më shumë një dasmë të madhe është bashkëshorti i saj.

Ledri dhe Sara konfirmuan lidhjen e tyre zyrtarisht më 1 prill dhe jo, nuk ishte gënjeshtër.