Celebrity

Eureka! E gjetëm si shqiptohet emri i bebushit X Æ A-12!

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2020

Eureka! E gjetëm si shqiptohet emri i bebushit X Æ A-12!

Bota e ka ndarë mendjen t'i shkojë gjer në fund emri të vogëlushit të Elon Musk. E dinim të gjithë që ai dhe partnerja Grimes nuk janë një çift i zakonshëm, por të quanin një bebush X Æ A-12 Musk, ishte jashtë parashikimit. Gjithsesi, çështja tani është: Si shqiptohet një emër i tillë?

Më në fund, kemi një përgjigje. Duke ju referuar fjalorit, Æ shqipërohet “ash”, X-i lexohet si çdo herë tjetër, kurse  A-12 shqiptohet “Archangel". Mbiemri është thjesht Musk!

Eureka! E gjetëm si shqiptohet emri i bebushit X Æ A-12!

Përveç kësaj, vetë Elon vendosi t'i shuajë njerëzve dyshimet duke thënë: "Para së gjithash dua t'ju them se ishte partnerja ime ajo që e vendosi emrin. Eshtë e paparë në vendosjen e emrave.Tani, "X" është thjesht X. "AE" shqipërohet "ash", kurse "A-12" që është kontributi im, thuhet Archangel 12."

Sërish nuk e dimë si ta themi të plotë, por një ide e kemi: 

Emri X Æ A-12 Musk shqipërohet “Ecks [X] Ash [Æ] Archangel [A-12] Musk”! Nëse do ta thoni me zë të lartë 3 herë, ka gjasa ta mësoni shpejt. 

Eureka! E gjetëm si shqiptohet emri i bebushit X Æ A-12!

Vlen për t'u përmendur fakti që ligji i Kalifornisë nuk e njeh si emër. Në Kaliforni, mund të përdorni 26 shkronjat e alfabetit angles.Nuk lejohen numra, numra romakë, theks ose simbole të tjera. Vetëm apostrofi, si në emrat O’Connor, është i pranueshëm.

Gjithsesi, të vërtetën e shqiptimit të emrit do ta dinë vetëm Musk dhe Grimes. Për ne të tjerët, emri i tij shqiptohet si më poshtë.