Eduart Grishaj e quajti faktin që do të bëhet baba si një nga shumë gëzimet e momentit. Në një bisedë në “E diella Proces” në “E diell”, ku foli ndër të tjera edhe për rinisjen e “Dua të të bëj të lumtur” javën e ardhshme, regjisori u pyet nga Edi Manushi me humor për profesionin e djalit/vajzës.
“Nëse është vajzë, le të bëhet regjisore. Nëse është djalë, le të bëhet futbollist meqë jemi këtu te Procesi,” tha Grishaj.
Lajmi se Arbana Osmani është në pritje të ëmbël u bë publik nga vetë moderatorja tri ditë më parë, me rastin e ditëlindjes së saj dhe të Eduartit.
“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin im binjak, shokun e ngushtë, njeriun që gëzon zemrën time,” shkroi Arbana.
Zërat për një romancë mes regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe Arbana Osmanit filluan në fund të shkurtit të 2019-s. Detajet në Instagram konfirmonin lidhjen, ndonëse prej tyre nuk pati kurrë një deklaratë të mirëfilltë, të paktën deri në tetor. Gjatë premierës së filmit të tij me metrazh të shkurtër, “Gjyshja”, Grishaj tha, “E meqë ra llafi te njerëzit, unë e kam shkruar diku më përpara e do ta them edhe sonte, se nëse ka diçka nga frymëzohem unë nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani.”