Instagramming

Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë përmes fotos së parë me partnerin!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2020

Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë përmes fotos së parë

Sapo lajmi i shtatzënisë mori dhenë, Olta Gixhari mendoi se është momenti për t'ja prezantuar internetit edhe partnerin! Pak minuta më parë, aktorja postoi në Instagram-in e saj këtë foto. Të dy të shtrirë mbi njëri tjetrin, me veshje sërfi, diku në Sagres të Portugalisë! 

Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë përmes fotos së parë

"Mami dhe babi"- shkruan Olta, e cila pavarësisht postimit të parë kaq romantik, vazhdon ta mbajë privat portretin e babit të fëmijës. Gjithçka dimë për partnerin misterioz të aktores është që jeton në Spanjë, ka një ekonomi mesatare dhe është shumë kursimtar. Të paktën Olta kështu tha.

Çifti do të bëhen prindër brenda pak muajsh, por gjinia e bebit nuk dihet ende.