Showbiz dhe TV

Jonida Vokshi flet për emocionet e shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e ardhshme

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2020

Jonida Vokshi flet për emocionet e shtatzënisë, emrin e
Photo Courtesy of Revista Who

Jonida Vokshi, thuajse në fund të pritjes së ëmbël, ka folur gjatë për rrugëtimin e shtatzënisë, emrin e bebushes, ndryshimet e trupit dhe gjithë emocionet e momenteve më të veçanta.

"E tërë shtatzënia qe një proces shumë i bukur për mua, pikërisht për shkak të përjetimeve të paprovuara më përpara, një proces që të zbulon pak nga pak detaje e momente që edhe pse të dëgjuara më parë, shumë larg kur e provoke. Por këto ditët e fundit qenka një “mezi pritje” shumë e padurueshme për ta parë, për ta mbajtur në duar e miksuar me frikën e të shkuarit gjithçka mirë." është shprehur Vokshi gjatë një interviste për Revistën "Who".

Jonida Vokshi flet për emocionet e shtatzënisë, emrin e
Photo Courtesy of Revista Who

Moderatorja zbuloi se shtatzënia ishte sa e dëshiruar aq edhe rastësore. Pavarësisht se si ajo dhe Besniku donin me se s'bën një fëmijë, prindërimi nuk ishte në planet e tyre të afërta.

Çifti do të bëhen prindër të një vajze dhe duket se gjinia ishte për të dy një lajm edhe më i bukur!

"Ai dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë. Për herë të parë na u tha nga doktoresha në muajin e 4, por ende me frikë që nuk është 100%. Pas atij muaji, sa herë shkonim për kontrolle kemi pyetur te dy: “Vazhdon të jetë vajzë?"

Përsa i përket emrit, nëse çiftet e tjerë mezi bien dakord dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, për Jonidën dhe bashkëshortin, nuk ishte kështu. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy.

"Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet"- tregon Vokshi, duke shtuar se do të dëshironte që vajza t'i ngjante asaj fizikisht.

Jonida Vokshi flet për emocionet e shtatzënisë, emrin e
Photo Courtesy of Revista Who

Siç mund ta keni vënë re, kilogramët e tepërt nuk janë një shqetësim për Jonidën as gjatë periudhës së shtatzënisë sepse gjithçka konsumon i shkon atje ku duhet: tek barku i rrumbullakosur!

"Falë Zotit me këtë pjesë të shtatzënisë pata fat shumë të madh, pasi e vetmja gjë që ndryshoi në trupin tim ishte barku dhe atë pjesë e kam shijuar pafund, madje ditë pas dite e shihja se doja që të rritej shpejt. Me përmasat e kile në vende të tjera nuk pata asnjë ndryshim, çka më ndihmoi të ndihesha dhe e lehtë e të mos kisha probleme rëndese. Kjo më ka bërë ta shijoj akoma dhe më shumë këtë periudhë, se kisha dëshirë të vishesha bukur, të bëja foto, jam ndjerë gjithë kohën shumë mirë fizikisht."- përfundoi ajo duke zbuluar se të dy janë pro një familjeje të madhe. 

Numri tre për Jonidën do të ishte perfekt.