Showbiz dhe TV

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi bëhen prindër: Zbulojnë emrin e bebushes

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2020

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi bëhen prindër: Zbulojnë emrin e

Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e zbuloi vetë Besniku në Instagram, ku shkruan: “Zoti më takoi me një vajzë shumë të bukur sot. Ma ka marrë krejt zemrën.”

Në vijim, Besniku zbuloi se bebushja quhet Emi.

“Emi dhe nëna e saj e bukur, Jonida, të cilën unë e dua fort, janë shëndoshë e mirë. Ju duam shumë të gjithëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi) on

Pak kohë më parë, Jonida tregoi për Revista Who se shtatzënia ishte sa e dëshiruar aq edhe rastësore. Pavarësisht se si ajo dhe Besniku donin një fëmijë, prindërimi nuk ishte në planet e tyre të afërta.

"Ai dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë. Për herë të parë na u tha nga doktoresha në muajin e 4, por ende me frikë që nuk është 100%. Pas atij muaji, sa herë shkonim për kontrolle kemi pyetur te dy: Vazhdon të jetë vajzë?”

Përsa i përket emrit, nëse çiftet e tjerë mezi bien dakord dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, për Jonidën dhe bashkëshortin, nuk ishte kështu. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy. Emri i Emit u vendos kështu:

"Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet.”