Pushteti

Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey Epstein

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2020

Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey

Jeffrey Epstein ishte financier që nëpërmjet mashtrimeve, filimisht lidhur me edukimin e tij, arriti të bëhej jo vetëm miliarder, por të krijonte dhe një rrjet të gjatë njohjesh të njerëzve të tjerë të fuqishëm. Ai është akuzuar për abuzim seksual dhe trafikim fëmijësh, të cilët fillimisht i ftonte si të punësuara për t’i bërë masazh në shtëpinë e tij. Epstein arriti të krijojë një skemë piramidale trafikimi e abuzimi të miturish. Fëmijë e adoleshentë që shkonin në shtëpinë e tij, sillnin vajza të tjera e kështu me radhë.

Të vërtetat për Epstein thuhen në një dokumentar të quajtur “Jeffrey Epstein: Filthy Rich”. Më datë 2 korrik të këtij viti u arrestua edhe ish-e dashura dhe shoqëruesja e tij përgjatë gjithë rrugëtimit kriminal, Ghislaine Maxwell. U deshën më shumë se dy dekada që Maxwell të hetohej, por duket ata nuk janë të vetmit të përfshirë në këtë histori.

Ghislaine Maxwell është vajza e vogël e manjatit britanik Robert Maxwell, i njohur edhe për mashtrimet e tij në biznes. Pas vdekjes së të atit në 1991, Ghislaine u shpërngul në Shtetet e Bashkuara dhe u bë krahu i djathtë i Jeffrey Epstein, i akuzuar dhe dënuar për trafikim minorenësh, prostitucion minorenësh, abuzim seksual. Për Epstein u raportua se vari veten në qeli, në gusht të 2019-s pasi u arrestua.

Alexander Acosta, avokati i Epstein, arriti të ulë vitet e dënimit të tij të parë (2005) dhe më pas t’i japë atij vetëm dënimin e “Community Service” (shërbimit në komunitet) për akuzën e përdhunimit të të miturve. Përpos kësaj, Epstein nuk respektoi as rregullat e arrestit me burg pas kësaj periudhe. Pas kritikave të tij kundrejt çështjes Epstein, Acosta dha dorëheqjen si Sekretar i Punës në qeverinë e Trump, më 19 korrik 2019. Donald Trump, ishte gjithashtu një mik i mirë me Epstein, ose të paktën deri përpara daljes së skandalit të tij. Në fillim, Trump shprehej me lëvdata për Epstein dhe theksonte pëlqimin e përbashkët që kanë ndaj grave të reja, por pas skandalit, ai tha se nuk e ka pëlqyer ndonjëherë.

Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey
Donald & Melania Trump, Jeffrey Epstein & Ghislaine Maxwell (2000)

I akuzuar për abuzim seksual me një të mitur është edhe Alan Dershowitz, avokati tjetër i Epstein. Ai i mohon në mënyrë absolute akuzat ndaj tij, të cilat i ka ngritur Virginia Roberts Guiffre, një prej vajzave të abuzuara.

Një nga emrat më të përdorur në çështje është edhe Bill Clinton. Të punësuar në shtëpinë dhe ishullin e Epstein dëshmojnë ta kenë parë. Po kështu dëshmojnë edhe disa prej vajzave të abuzuara.

Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey
Bill Clinton & Chauntae Davies (një prej vajzave të abuzuara)

Ndërkohë që, sipas Sky News, hetuesit duan të flasin me princin Andrew, si një dëshmitar në lidhje me miqësine e tij me pedofilin Jeffrey Epstein. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyra e Brendshme do të vendosin nëse dhe kur princi Andrew do të bisedojë me autoritetet e SHBA-së për Jeffrey Epstein. Prokurorët kanë paraqitur një kërkesë ndihme, ku i kërkojnë Zyrës së Brendshme të flasin me princin Andrew. Vajza të abuzuara kanë dëshmuar edhe kundrejt tij.

Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey
Princ Andrew & Virginia Roberts Giuffre

 Fakti që shumë prej personaliteteve të njohura janë parë krah viktimave të abuzimit nga Epstein, jo detyrimisht i bën ata të përfshirë në këto skandale, por sigurisht që ka vend për dyshim, ndaj dhe autoritetet përkatëse po merren me shqyrtimin e të gjitha provave.

Burimet: “Jeffrey Epstein: Filthy rich”, Sky News, The Guardian