Celebrity

Kanye vazhdon me akuza ndaj Kim-it: 'Jam përpjekur të divorcohem me të'

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2020

Kanye vazhdon me akuza ndaj Kim-it: 'Jam përpjekur të divorcohem

Kanye West vijon të shokojë internetin me statuset e çuditshme në Twitter. Në deklaratat e fundit, ai thotë se është përpjekur prej kohësh të divorcohet me Kim, që nga koha kur ajo takohej me reperin Meek Mill.

West, ka ngritur një sërë akuzash ndaj saj, përfshi këtu dëshirën e gruas së tij për të abortuar North si dhe përpjekjet e pretenduara për ta mbyllur Kanye-n në spital.

Kanye vazhdon me akuza ndaj Kim-it: 'Jam përpjekur të divorcohem

Pak orë më parë, përmes një sërë statusesh në Twitter (tashmë të fshira), Kanye shkruan:

"Jam përpjekur të ndahem nga Kim që kur ajo takohej me Meek për të diskutuar rreth "reformës së burgosjeve"- dhe vazhdon duke thënë se ajo dhe Kris janë përpjekur të marrin dy mjekë për ta mbyllur Kanye-n në spital.

Nëse nuk ju kujtohet, Kim dhe reperi Meek kanë punuar së bashku që prej nëntorit të 2018-ës për projekt-ligjin që lidhet me lirimin e të burgosurëve.

Kanye nuk është kursyer gjithashtu me akuza ndaj vjehrrës së tij, ndonëse këto të fundit thuhet se janë shumë të shqetësuar për shëndetin mendor të West. 

Burime pranë klanit të famshëm, thonë se Kim është përpjekur ta ndihmojë të shoqin ta kalojë këtë periudhë të vështirë, por ai refuzon të shkojë në Los Angeles ku ndodhet gjithë pjesa tjetër e familjes.

Mendohet që statuset e reja të jenë sërish pasojë e një episodi tjetër të bipolaritetit, çrregullim me të cilin vuan prej vitesh.

Sky News & Metro