Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë dhe ndonëse dyshja nuk e ka publikuar ende emrin e të bijës, fansat mendojnë se e dinë si quhet.
Disa prej tyre janë tepër të guximshëm, sa morën laps e letër dhe bënë disa bashkime emrash, të tipit: Malikinha, Maria, Zagi, Zayan. Ok, këta njerëz mund të kishin bërë edhe më mirë. Emrat nuk duken fort bindës.
Të tjerë fansa, më me këmbë në notë, u shprehën se me gjasë, emri i vajzës nuk do të jetë i zakontë, por do të shërbejë si nderim për origjinën e tyre.
Gigi, emri i vërtetë i të cilës është Jelena Noura Hadid, e ka të atin nga Palestina dhe nënën nga Hollanda. Zayn, emri i plotë i të cilit është Zain Javadd Malik, e ka të atin pakistanezo-britanik, ndërsa nënën me origjinë angleze dhe irlandeze. Të shumtë janë komentet që thonë se ata do të vendosin një emër që do të ketë lidhje me Pakistanin ose Palestinën.
Gigi dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende emrin, por nëse s’keni diçka më të mirë për të bërë, këtu lexoni emrat më të përhapur në Palestinë dhe këtu ata më të përdorurit në Pakistan. Sfidoni veten, ndoshta e gjeni.