Celebrity

Aktorja më nervoze se kurrë për rolin e princeshës: 'Nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n'

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2020

Aktorja më nervoze se kurrë për rolin e princeshës:

Ashtu siç u njoftua dhe më herët, Kristen Stewart është aktorja e zgjedhur për të luajtur rolin e princeshë Diana-s në filmin autobiografik "Spencer". Regjisorët, kanë vënë re ngjashmëri mes Stewart dhe ikonës mbretërore, por Kristen është shumë nervoze për rolin që i është besuar. 

Gjatë një interviste të fundit, aktorja ka treguar se po punon shumë me theksin për t'ju përshtatur princeshës dhe se ky rol është tani prioriteti i saj.

"Njerëzit e njohin shumë mirë zërin e saj, është kaq i dallueshëm dhe i veçantë, prandaj kjo më vendos në siklet. Po punoj shumë dhe madje kam një trajner që po më ndihmon me dialektin."- u shpreh Kristen për InStyle.

Ndër të tjera ajo shtoi se po shpenzon shumë kohë për të familjarizuar veten me "Princeshën e Wales" dhe rrugëtimin që mbretërorët bëjnë. 

"Në terma kërkimor, po e mbaroj gjithë materialin e biografisë para se të bëj filmin. Eshtë një nga historitë më të dhimbshme që ekziston dhe nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n. Dua ta njoh atë në detaje! Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here!"

Pavarësisht se njerëzit nuk e pritën mirë emrin e Kristen për të luajtur rolin e princeshës, aktorja është e vendosur të na surprizojë!