High Tech

Mohimi i Holokaustit – Facebook më në fund merr masa

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2020

Mohimi i Holokaustit – Facebook më në fund merr masa

Më në fund, Facebook ka miratuar një kërkesë e cila prej kohësh kërkon të ndalohet çdo përmbajtje që mohon ose shtrembëron Holokaustin, gjenocidin e Gjermanisë Naziste dhe bashkëpunëtorëve të saj kryer ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Faceobok, Mark Zuckerberg, në një postim të hënën për të njoftuar ndryshimin e politikës, tha se ai “ka luftuar mes tensionit për qëndrimin ndaj fjalës së lirë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi ose mohimi i tmerrit të Holokaustit”.

“Mendimi im ka evoluar pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të dhunës anti-semitike, ashtu si politikat tona më të gjera mbi gjuhën e urrejtjes,” tha Zuckerberg.

Duke filluar nga ky vit, Facebook do t'i drejtojë përdoruesit që kërkojnë terma të lidhur me Holokaustin ose mohimin e tij te informacionet e besueshme nga burime të palëve të treta, sipas Monika Bickert që kujdeset për politikën e përmbajes në Facebook.

Njoftimi i Facebook se po ndalon përmbajtjet që mohojnë Holokaustin vijnë pasi u shënjestrua nga fushata si Stop Hate for Profit të nisur nga grupe si NAACP, Common Sense Media dhe Anti-Defamation League. Nismës iu bashkuan qindra kompani që njoftuan se do të pezullonin reklamat në Facebook, me qëllim që të nxisnin kompaninë që të bllokonte gjuhën e urrejtjes në platformë.

Burimi: Variety