Muzika

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje të Beyoncé-s, të tjerë diss ndaj Taynës

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2020

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Kënga e re e Dafina Zeqirit u publikua pak më parë në YouTube dhe titullohet “Zili zili”, ku që në titull të lë të kuptosh se bëhet fjalë për një diss. Në fakt, një gjë të tillë Dafina e bëri të ditur kohë më parë në Instagram përmes një fotoje ku shkruante se “është e lodhur nga femrat që hiqen si feministe dhe kërkojnë ndihmë” dhe më pas shtonte se “sapo u hap derën, të kthehen kundër”.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Fill pas publikimit, ndjekësit vërshuan me komente.

Një pjesë e mirë e tyre e vlerëson projektin e fundit të Dafinës, ku siç mund të shihet në komentet e mëposhtme, theksohet se këngëtarja është kthyer te stili i saj i vjetër. Në komente të tjera, ndjekësit e krahasojnë me stilin te “Time out”.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje
Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje
Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Në një pjesë të komenteve, shkruhet se ky është një diss ndaj Tayna-s. Prej kohësh, përflitet se këngëtaret, pas suksesit të bashkëpunimit të tyre “Bye Bye”, nuk ruajnë më të njëjtin raport si më parë. Ndonëse ndiqen në rrjete sociale, aludimet për një prishje të raportit nisën pasi fansat vunë re se asnjë prej tyre nuk mbështeste më (me share dhe komente në Instagram) projektet e njëra-tjetrës, siç ndodh zakonisht me artistët.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Në komente të tjera, vihet re se njerëzit bëjnë krahasimin me Beyoncé-n. Të tjerë, kritikojnë përvetësimin kulturor të kulturës afrikane. Në fakt, vihen re detajet e kulturës afrikane, si ngjyrosja e fytyrës apo gërshetat, detaje të pranishme te albumet e mëparshme të Beyoncé-s.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje
Beyoncé, "Lemonade"

Një tjetër detaj pothuajse i ngjashëm është stilimi i gërshetave në formën e rrathëve, të ngjashme me Beyoncé-n te “Black is King”.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje
Beyoncé, "Black is King"

Më të ngjashme janë me ato të reperes Tierra Whack, e cila u shfaq kështu në këngën “My Power” të Beyoncé-s.

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje
Tierra Whack, "My Power" (Black is King)

Kënga e re e Dafit: Disa e vlerësojnë, disa e quajnë kopje